Burimet termale të Bënjës

Permet Albania

Përshkrimi i biznesit:

Janë një fenomen vërtet të rrallë natyror. Të gjitha burimet kryesore me ujëra termale sulfurore ndodhen shumë afër me njëri-tjetrin në një gjatësi që nuk shkon më shumë se një kilometër dhe të gjitha këto rrethana krijojnë kushte për investime me interes. Sipas studiuesve, zanafilla e burimeve termale të Bënjës dhe Sarandoporit mund të jetë e njëjtë, pasi ato dalin nga dy shpatet e luginës së Vjosës nga ku shpërthejnë burime të fuqishme uji me temperaturë 30 gradë Celcius dhe me prurje të konsiderueshme dhe të pandërprerë në të katër stinët e vitit. Dalja e ujërave të nxehta të burimeve termale të Bënjës dhe Sarandoporos në sipërfaqe, sipas ekspertëve të hidrogjeologjisë, ka mundësi të kenë lidhje me dy arsye: e para, me kontaktin e ujërave me ndonjë thyerje të thellë tektonike në gjendje aktive dhe të vijueshme, dhe e dyta, me kontaktet e mundshme të rrjedhjeve nëntokësore me gazrat termo-minerale të Postenanit, gazra të cilat dalin në rrëzë të një shkëmbi në formë avujsh të nxehtë. Sipas gojëdhënave të vendasve, këto burime janë shfrytëzuar qysh para 400 – 500 vjetësh nga pacientë të ardhur nga tri drejtime: nga krahu perëndimor Gjirokastër-Tepelenë-Përmet-Çarshovë; krahu lindor Korçë-Ersekë-Leskovik dhe nga drejtimi juglindor Janinë-Konicë-Merxhan. Ekzistojnë mundësi të mëdha që këto mjedise të rijetëzohen dhe të kthehen në pika të fuqishme të turizmit dhe kurimit me funksionim gjithëvjetor. Banjat Termale të Bënjës dhe ndodhen 14 km larg qytetit të Përmetit. Rruga për në Bënjë kryhet me shërbim urban vajtje-ardhje, çdo ditë dhe në orë të ndryshme të ditës. Kush ka vizituar, frekuentuar dhe kush ka provuar efektin e ujërave termale të Bënjës, sigurisht që ka marrë me vete gjithë shpërblimin e nevojshëm, dmth efektet shëruese e kuruese që kurdoherë kanë qenë pozitive për qytetarët.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Partnerët: