Guri i Qytetit

Permet Albania

Përshkrimi i biznesit:

Kush shkon për herë të parë thotë: Guri i Qytetit.

Normale. Përfytëroni një shkëmb 42 metra të lartë dhe me sipërfaqe 650 metra katror, që ka “hapur” themelet buzë Vjosës. Kur e pa Edith Duram tha:” Një nga vendet më të bukura në botë!” Të jetë shkëputur shkëmbi nga mali i Dhëmbelit? Ndoshta. Këtë thonë gjeologët. Por legjenda flet ndryshe: Gur perëndie. Ka ardhur si dhuratë nga qielli, për t’i dhënë edhe emrin qytetit. Kush beson në legjenda, le të lexojë historinë.

Mesjetë. Kryezoti i krahinës Prendi, që i dha emrin qytetit, kishte ndërtuar mbi Gurin e Qytetit një kala. Sot kalaja është rrafshuar. Kanë mbetur muret, dëshmi e legjendës. Ishte fundi i shekullit XIV. Ushtria e Sulltan Mehmetit, pushtoi Janinën. Pas Janinës i erdhi radha Përmetit. Prendi kishte vdekur. Kryezot i qytetit ishte nipi i tij, Gjergji. Kishte një vajzë, Diestrën me foshnjë në gji. Një natë turqit mbritën në qytet. Kryezoti ishte jashtë tij. Në kështjellë ishte vetëm vajza. Turqit kërkuan çelsat e fortesës dhe dorëzimin e vajzës. Diestra mori në dorë djepin me djalin dhe u hodh nga maja e shkëmbit. Në rrëzë të Gurit të Qytetit, gjendet një gur i lëmuar ku u përplas Diestra. Mbi gur disa shënja: Dora e foshnjës ose vijat e djepit. Këtë thotë legjenda.

Kush ka banuar në Përmet, mund të thotë: Qytet i Trëndafilave!
Normale. Baçevanët nga Përmeti kanë qënë me famë në gjithë Ballkanin. Kanë kultivuar aq shumë lloje e soje, sa që trëndafilat lulëzojnë në çdo stinë. Por përmetaret kanë edhe një “sekret”: Prodhojnë ujë trëndafili. Me këtë ujë, lahen dhëndri me nusen ditën e dasmës! Asnjë parfum nuk mund të krahësohet me të! Ujët e trëndafilit përdoret edhe si “delikatesë” në glikotë me aq shumë famë që bëjnë nikoqiret e qytetit! Për kureshtarët, pronari i hotel “Alvero”, ka një relike: Pajisje për të prodhuar ujë trëndafili. Është blerë në Stamboll dy shekuj më parë!

Tjetër mendim kanë historianët. Sipas tyre, Përmeti është simbol i familjes Frashëri.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa: