Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës”

Permet

Përshkrimi i biznesit:

Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës” mund të konsiderohet pa asnjë dyshim mushkëria natyrore e Shqipërisë së jugut; me një siperfaqe prej 1200 hektar dhe me një lartësi që varion nga 900 deri 1300 metra mbi nivelin e detit, ka një biodiversitet të mrekullueshëm, përbërë kryesisht nga bredhi Maqedons, dushku, por edhe nga dëllinja e kuqe, dëllinja e zezë, mjedër etj. Ky park kombëtar është një nga perlat turistike të Shqipërisë dhe ofron surpriza të këndshme në cdo stinë të vitit. Bredhi i Hotovës është një nga parqet pyjore më të mbrojtura në Shqipëri, është konsideruar si mushkëria e gjelbër mesdhetare ( ka rezistuar shpyllëzimit diskriminues ) si dhe më i madhi në Ballkan dhe ndër vite është kthyer në një vend turistik shumë i vizitueshëm.

Share
  • 2
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
    2
    Shares

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa: