Rrapi i Hormovës

Tepelene, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Ndodhet ne qender te fshatit Hormovë te rrethit te Tepelenes.

Lartesia e tij eshte rreth 20 m, diametri i trungut rreth 1,2 m. Nën hijen e tij burrat e fshatit kënë diskutuar dhe marrë vendime të rëndësishme për të zgjidhur problemet e tyre. Ka vlera shkencore (biologjike), didaktike, historike e turistike me rendesi lokale. Mund te vizitohet sipas rruges automobilistike rurale : Tepelene–Hormovë.

 

Adresa: Tepelene, Albania

Informacion shtesë:

Burimet e Ujit te Ftohte

Gjirokaster, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Ky hidromonument gjendet ne te djathte te rrugës automobilistike kombëtare Tepelenë – Gjirokastër, pak pas degëzimit te rrugës automobilistike për ne Përmet. Burimi del ne pjesën e sipërme te shpatit te majte te luginës se Drinosit ne kontaktin e shkëmbinjve gëlqerore me ata flishore. Ujerat e reshjeve atmosferike qe bien ne pjesën lindore te malësisë se Kurveleshit (Buza e Bredhit), nëpërmjet zgaverimeve e shpellave karstike, depërtojnë ne thellësi te shkëmbinjve gëlqerore dhe ushqejnë këtë burim.

Shpati ku del burimi është i veshur me bimësi natyrore te dushkut dhe shkurreve. Ne afërsi te luginës, drurët e rrepeve janë mjaft te rritur. Zhurma e ujit, gjelbërimi, cicërimat e zogjve etj, prej kohesh, e kane kthyer këtë vend ne mjedis pushimi për udhëtare. Rreth 20 vjet me pare pranë rrugës janë ndërtuar mjedise te shërbimit social. Kjo pike turistike frekuentohet shume edhe nga banore te qyteteve Tepelenë, Përmet e Gjirokastër. Vizitohet me lehtësi pasi është pranë rrugës automobilistike Tepelenë–Gjirokastër. Ka vlera shkencore (hidrologjike, gjeomorfologjike), estetike e turistike.

 

Adresa: Gjirokaster, Albania

Informacion shtesë:

Mulliri i Bënçës

Tepelene Albania

Përshkrimi i biznesit:

Kokrrat e misrit bien në mokrën e një mulliri 270 vjeçar në Luginën e Bënçës, në Tepelenë…

Mulliri me ujë u ndërtua nga Ali Pashë Tepelena për t`u ardhur në ndihmë banorëve. Edhe gjatë regjimit komunist mulliri u përdor nga ish kooperativa. Lefter Bleta thotë për Zërin e Amerikës se e bleu mullirin në gjendje të keqe. kur u prishën kooperativat.

Ai e restauroi atë dhe vazhdon ta mbajë në këmbë me sakrificë të madhe. Mullinjtë që janë ruajtur ende në Shqipëri janë të paktë. Ata datojnë që nga shekulli XVIII dhe XIX dhe dëshmojnë më së miri marrdhënien mes njerëzve dhe mjedisit natyror dhe mënyrën e veçantë të shfrytëzimit të burimeve.

Pozicionimi i mullinjve varej vetëm nga forca e rrymave të ujit: mullinjtë janë ndërtuar aty ku rryma nuk është shumë e fortë, duke siguruar një burim të qëndrueshëm energjie për fuqizimin e rrotave të mullirit. Mënyra se si u vendosën ndërtesat dëshmojnë jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan se mjeshtrit e ndërtimit i integruan mullinjtë me ujë me mjediset e tyre natyrore në mënyrën më të thjeshtë pa iu imponuar mjedisit dhe pa e nënshtruar atë.

Informacion shtesë:

Kampi i internimit në Tepelenë

Rruga Ali Pashe Tepelena, Tepelenë

Përshkrimi i biznesit:

Dëshmi rrënqethëse vijnë edhe pas shumë dekadave të mbylljes së kampit të internimit të Tepelenës, njerëzit tregojnë për atë kohë të izolimit të shqiptarëve, për ish të përndjekur të rrethuar në kamp internimi nga telat me gjemba.

Ata flasin, mëshirojnë, kujtojnë me dhimbje kohën e një regjimi “despotik”, që si hakmarrje kishte mohimin e lirisë qytetarë, dhunimin e të drejtave dhe shpesh herë nuk u kursente as jetën.

Por çfarë ka mbetur nga kampi i internimit të Tepelenës, si nisi dhe si vizatohet ai sot në memorien qytetare.

Historitë vijnë të trishta, vendosur në një sfond të dramatizuar, pasi Kampi i Tepelenës u ideua në një zonë të minuar, me predha të mbetur nga lufta italo-greke, ku dëshmitar kishte lumin Vjosa dhe vetë xhelatët që shumica nuk rrojnë më.

Kampet e internimit renditen në diktaturë si kampet e vdekjes për nga mënyra se si funksiononin si qendra të vuajtjes dhe të izolimit, mënyra e punës së detyruar, kequshqyerja dhe torturat për shumicën e të internuarve.

Një ndër kampet më famëkeqe të regjimit komunist në Shqipëri ishte ai i Tepelenës, madje ishte një “ferr” i vërtetë ku vuajtën me mijëra vetë, gra, burra dhe fëmijë dhe figura të ndritura të kohës, si kardinali Mikel Koliqi, doktor Ali Erebara, doktor Mykerem Janina, profesor Ali Cungu, profesor Guljem Deda, shkrimtari Mithat Araniti, akademik Pader Lazi, ish- ministri i Arsimit, Zef Shiroka (vëllai i doktor Shirokës) dhe të tjerë intelektuale që çdo ditë përpëliteshin mes jetës dhe vdekjes.

Kampi i internimit në Tepelenë, u vendos buzë lumit Vjosa në të hyrë të Tepelenës, në anën perëndimore, rrëzë kodrës së stërmadhe që u zinte diellin kazermave të kampit, ku pak me tutje ndodhej burgu i Bënçës dhe shtatë kilometra më tej një tjetër kamp famëkeq internimi, ai i Turanit.

Në kampin e Tepelenës kishte të internuar nga e gjithë Shqipëria, por kryesisht mbizotëronin të internuar nga veriu dhe Shqipëria e mesme. Të ardhurit ishin familje me gra dhe fëmijë dhe të përqendruar në grupe në një kazermë ku numri i të internuarve arrinte deri në 300-600 persona. Kazermat ishin vendosur njëra pas tjetrës duke e çuar numri deri në 2300 të internuar gjithsej në të gjithë kampin.

Aktualisht, në kampin e Tepelenës kanë mbetur kapanonet, dhomat e torturës, porta e hekurit që ruhej nga policë në kohë të komunizmit dhe si dëshmi dhjetëra varre që kanë humbur, kryesisht varre fëmijësh dhe numri arrin deri më 115 varre, por nuk ka një shifër të saktë, sepse numri i të vdekurve është disa fish me i madhe dhe i dyshimtë, pasi flitet për dy varreza që kanë më shumë se 600 varre.

Rojtari i vuajtjeve
Neim Pasha i dënuar nga regjimi komunist me 21 vite burg, ku 15 vite i kaloi në burgun famëkeq të Spaçit, tregon se, “kur u lirova nga burgu na sollën në Tepelenë, qëndrova në një barakë derisa u strehova në këtë pallat në hyrje të kampit të Tepelenës”.

I ardhur nga burgu dhe vendosur në hyrje të kampit famëkeq të Tepelenës, ai qëndron si një “rojtarë” i vuajtjes.

Neimi thotë se kampi i Tepelenës ka qenë mizor, dhe u mbipopullua me njerëz që vinin kryesisht nga veriu, kundërshtarë të regjimit komunist.

Në atë kohë nuk kishte ende një ligj për të internuarit, por u morën me fise e gjini, duke i dëbuar dhe futur në kampet e internimit.

Kampi ruhej me policë, kishte dhoma torture dhe të internuarit përveç kequshqyerjes detyroheshin të punonin, duke mbledhur dru.

Makabriteti ka qenë moto, përçmimi i jetës, damkosja e çdo lirie.
Njerëzit tregojnë, vuajtja ishte motivi i xhelatit..!

Një banorë i zonës përreth, që nuk ka dëshirë të ekspozojë emrin tregon se,” unë kamë qenë ushtar pikërisht atë vite kur u mbyllë kampi, por ato që më dëgjonin veshët në atë kohë nuk mi bënë goja t’i tregojë”.

Gra dhe vajza të mitura torturoheshin, liheshin me dite pa ngrënë, detyroheshin të punonin me punë të detyruar.

Tortura ishin ç’njerëzore, zhvishen dhe rriheshin barbarish dhe shpesh herë ato edhe .. (sma bënë goja ta them)”.

Një banor tregon se: “Në vitin 1949, pashe një djalë që s’ishte më shumë se 8 vjeç, që sapo piu ujë te çezma, vdiq në vend, se etja e kishte torturuar për një kohë të gjatë.

Tepelena regjistron 140 të pushkatuar, tortura nuk kurseu askënd.

Sipas statistikave të arkivit të Ministrisë së Brendshme, prej vitit 1945, që ishte dhe viti i parë i internimit, në këtë kamp vdiqën 260 njerëz, kryesisht fëmijë dhe pleq.

Kazermat e kampit ishin të përmasave të stërmëdha, tamam një hangar kuajsh (trashëguar nga italianët) por që ndiqnin njëra-tjetrën në disa qindra metra, pasi më parë kishin qenë depo të ushtrisë italiane dhe ato mund të mbanin mbi 300-600 veta, mbasi kishte shumë familje me fëmijë të vegjël që zinin pak vend.

Në kampin e Tepelenës sipas udhëzimeve, do të grumbulloheshin të gjitha ato familje që etiketoheshin nga pushteti komunist si reaksionare, kulakë, borgjezë, tradhtarë të deklasuar, agjentë të huaj etj.

Në kampet e tjera si, në Berat, Kuçovë, Tepelenë, Turan, Porto-Palermo dhe më pas në Lushnjë, Shtyllas, Savër, Gradishtë, Grabjan, Çermë, Pluk, nga viti 1945 deri në vitin 1990 u internuan familje të mëdha nga Veriu i Shqipërisë .

Ndërsa në kampet e internimit në Valias, Krujë, Lozhan, Maliq, Zvërnec, nga viti 1945 deri në vitin 1954, të internuarit ishin kryesisht nga Jugu i Shqipërisë.

Shumë ishin të reja e të rinj të rritur në kushte kampi, që ishin internuar që më 1945-ën, në moshën rreth 12-14 vjeç, e tani ishin 17-18 vjeç. Më pak ishin burrat, sepse shumica e tyre mbushnin burgjet.

Nga qytete kryesore dhe nga zonat kufitare u dëbuan 11.536 familje. Kampi famëkeq i Tepelenës qëndroi gjashtë vjet dhe u mbyll më 1954, kur të internuarit u grumbulluan të gjithë në fushën e Myzeqesë të Lushnjes, të shpërndarë në disa sektorë-kampe të fermës ‘29 Nëntori’.

Historia e kampeve me tela me gjemba në Shqipëri i takon marsit të vitit 1945. Kruja dhe Berati ishin vendet e para ku u përqendruan të internuarit. Ata që ishin nga jugu dërgoheshin në veri dhe e kundërta.

Mënyrat e torturimit që regjimi komunist përdorte ndaj kundërshtarëve politik ishin një model i qartë i vendeve diktatoriale e kryesisht të regjimit të Stalinit në Rusi, që në përgjithësi nuk kishin një rend se ku duhet të përdoreshin, pa përjashtuar mundësinë se të gjithë ata që u janë nënshtruar torturave në kampet e internimit kanë provuar këtë paketë torturash që është përdorur në hetuesi dhe burgjet e regjimit komunist.

Kampet e internimit ishin shtrirë në të gjithë vendin dhe si motiv kishin vuajtjen, punën e detyruar, por pak kanë mbetur nga ndërtesat apo shenjat e kampeve të internimit për të qenë si një dëshmi e regjimit diktatorial.

Në kampet e tjera si, në Berat, Kuçovë, Tepelenë, Turan, Porto-Palermo dhe më pas në Lushnjë, Shtyllas, Savër, Gradishtë, Grabjan, Çermë, Pluk, nga viti 1945 deri në vitin 1990 u internuan familje të mëdha nga Veriu i Shqipërisë në Tepelenë, nga 1950-ta filluan të sillnin ata burra që kishin kryer dënimin fillestar 5-vjeçar. Po sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme, nga viti 1945-1990, janë internuar gjithsej 48.217 burra dhe 10.792 gra. Nga qytete kryesore dhe nga zonat kufitare u dëbuan 11.536 familje. Kampi famëkeq i Tepelenës qëndroi gjashtë vjet dhe u mbyll më 1954.

Një pjesë punonim në bahçen e komandës, pjesa tjetër priste e transportonte dru në kurriz nga mali i Turanit 7 km larg ku ishte dhe kampi tjetër i internimit edhe më mizorë .

Kampi i internimit të Turanit
Kampi i internimit të Turani ka qenë më i masivizuar, madje banorët thonë se ka qenë edhe më mizori në Shqipëri, por pak është folur për të.

Pëllum Dalani një banorë i zonës tregon për kampin e Turanit, madje ai thotë se nëna e tij para se të vdiste i kish treguar se sa vuanin gratë dhe fëmijët, sa fëmijë kanë vdekur e janë varrosur në anën e shpatit të kodrinës dhe më tej shton, “Kam qenë dëshmitar ku në vitin 1991 edhi një zonjë të kërkonte varrin e vajzës së saj të vogël që i kishte vdekur në kampin e Turanit. E kish varrosur vetëm dhe me ndihmë të banorëve arriti të merrte eshtrat e foshnjës.

Me kuje dhe me lot erdhi dhe me zëmër të shkulur nga vendi iku, sepse dhimbja gulçonte aq shumë sa zemra e plasur e nënës nuk kishte shërim.

Ndërsa gratë mblidhnin pleh organik nëpër shpatet e maleve të Tepelenës e i transportonin në kurriz me litar, disa punonin me bel, bënin qelizëm ,të tjerë mbanin driza në kurriz për t’i çuar në kamp për kuzhinën, drizat i merrnin 5 km larg kampit.

Kampi kishte 2000 persona dhe racioni i ushqimit ishte 80 gr.oriz për person 50 gr.makarona, bollgur, grosh të gjitha me krimba, 9 gr.vaj, 5 gr.kripë e 400 gr.bukë.

Të gjithë ata që vdisnin nga kequshqyerja, vuajtja, tortura, apo ekzekutoheshin natën, tinzash dhe në fshehtësisë varroseshin në anë të lumit apo në pjesën e kodrinës sipër kampit. Gjatë dimrit ujërat e rrëmbyer i gërryen varret duke i zhdukur eshtrat, sot ato nuk janë më.

Këto kampe siç e dëgjuat nga tregimi i një të mbijetuari që sot është 85 vjeç kanë qenë kampet e shfarosjes të njeriut të ngritura nga çlirimtarët tanë që shumë prej tyre e pësuan dhe vetë.

Kurimi i së shkuarës
Memorial në kampin e Tepelenës, përkujtohen të ekzekutuarit nga komunizmi.
30 gushti, shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve dhe Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka vendosur një memorial në kampin famëkeq të Tepelenës, ku humbën varret e qindra personave, sidomos fëmijë.

Informacion shtesë:

Kongresi i Përmetit

Permet Albania

Përshkrimi i biznesit:

Punimet e Kongresit filluan më 24 maj 1944, ditë e mërkurë në ora 09:00

Gjithsej u zgjodhën 200 delegatë

Vendimi për thirrjen e këtij kongresi u morr më 15 prill 1944 nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Antifashist NAÇL

KRITERET DHE PROCEDURAT E ZGJEDHJES SË DELEGATËVE

Në rezolucionin e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm thuhej: “Në Kongres të përfaqësohen zonat e lira, zonat e pushtuara nga armiku, brigadat dhe batalionet partizane e vullnetare, Bashkimi i Rinisë Antifashiste me 10 delegatë dhe Bashkimi i Gruas me 5 delegatë”. Në zonat e çliruara dhe formacionet e ushtrisë delegatët do të zgjidheshin demokratikisht me votim të hapur nga 3 deri në 5 vetë për çdo komunë. Në zonat e paçliruara do të caktoheshin nga këshillat e qarqeve apo të qyteteve.

Delegatët e Kongresit u zgjodhën nga mbledhjet e delegatëve të komunave apo të njësive të ushtrisë. Në qarkoren e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm thuhej se: “Delegatët komunalë dhe sidomos delegatët për në Kongres, duhet të zgjidhen nga radhët e militantëve dhe luftëtarëve më të provuar dhe që përfaqësojnë me të vërtetë popullin”.

Në këtë mënyrë në Kongres u përfaqësua i gjithë populli, nga Jugu në Veri, nga terreni dhe ushtria, me parti dhe pa parti, nga radhët e klerit, rinia dhe gruaja. Gjithsej u zgjodhën 200 delegatë.

Pse u mblodhën në Përmet?

Sepse krahina e Përmetit dhe krahinat përreth kishin një pozitë të favorshme strategjike që mund të mbrohej më mirë nga forcat partizane dhe ato popullore.

Së dyti, sepse qyteti i Përmetit ishte i çliruar dhe, me këtë, duhej t’i tregohej opinionit të brendshëm dhe të jashtëm se lufta e popullit shqiptar kishte kaluar nga faza e luftës partizane, në një luftë të rregullt me veprime të mëdha të bashkërenduara, kishte kaluar në fazën e çlirimit të qyteteve. Së treti, për të nderuar kujtimin e udhëheqësve të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare, që lindën në truallin e Përmetit, Poetin e madh Naim Frashërin, filozofin, dhe dijetarin e shquar Sami Frashërin dhe revolucionarin e madh Abdyl Frashërin.

Punimet

Punimet e Kongresit filluan më 24 Maj 1944, ditë e mërkurë në ora 09:00 në prani të 200 delegatëve dhe të një numri të ftuarish. Ishin ftuar edhe përfaqësuesit e misionit ushtarak britanik, por ata nuk mundën të merrnin pjesë.

Kongresin e çeli me një fjalim të shkurtër Dr.Omer Nishani, i cili ndër të tjera tha: “Se ç’të drejta kemi fituar me luftën tonë, e si do ta ngremë ne Shqipërinë e re demokratike e popullore, e dëshmon ky Kongres, do ta dëshmojnë përfundimet e tij”.

Raportin “Zhvillimi i Luftës Nacionalçlirimtare të popullit në lidhje me ngjarjet ndërkombëtare” e mbaji Enver Hoxha. Ai ndër të tjera tha: “Kjo që bëjmë sot, është një nga ngjarjet më të mëdha të popullit shqiptar. Për të parën herë populli dërgon përfaqësuesit e vet, që i ka zgjedhur lirisht e që ka besim në ta”. Ndërsa, duke bërë fjalë për sakrificat e mëdha që u bënë gjatë luftës tha: “Kemi pasur vuajtje dhe mundime të mëdha, me të cilat bijtë e popullit tonë, të plagosur, pa bukë, të zhveshur, në borë e furtunë, por me moralin kurdoherë të lartë, kanë treguar trimëri të padëgjuara, me të cilat do të mburren me shekuj brezat e ardhshëm të popullit tonë”.

1. Të ndërtohet Shqipëria e re demokratike e popullore sipas vullnetit të popullit, që sot e shpreh solemnisht në Këshillin e Përgjithshëm Antifashist NAÇL.

T’i ndalohet ish -mbretit Zog kthimi në Shqipëri dhe, të mos njihet asnjë qeveri që mund të formohej brenda ose jashtë vendit kundër vullnetit të popullit.

3. Të vazhdohet më me ashpërsi lufta kundër pushtuesve gjermanë dhe tradhtarëve shqiptarë, deri në shkatërrimin e tyre të plotë dhe vendosjen e pushtetit demokratik-popullor në të gjithë vendin.

Kurse Këshilli i Përgjithshëm vendosi

Vendimi mbi rishikimin dhe prishjen e gjithë marrëveshjeve politike dhe ekonomike që binin në kundërshtim me interesat e popullit dhe të kombit shqiptar.

Vendimi mbi shndërrimin e Ushtrisë NAÇL në ushtri të rregullt, me një udhëheqje të njësuar dhe me një komandë të përgjithshme.

Vendimi mbi dhënien e gradave në ushtri. Vendimi për kalimin e Ushtrisë në mësymje të përgjithshme për çlirimin e plotë të trojeve shqiptare. Kongresi miratoi veprimtarinë e përgjithshme të udhëheqjes së Luftës, dhe udhëzimet e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë NAÇL. Këto përbëjnë ligjet e para të pushtetit demokratik popullor.

Këshillin e Përgjithshëm me 121 anëtarë që përfaqësonin të gjithë vendin dhe të gjitha shtresat shoqërore, pjesëmarrëse në luftë.

President, Baba Faja Martaneshi, Hasan Pulo dhe Koçi Xoxe nënpresidentë dhe; Enver Hoxha, Spiro Moisiu, Ramadan Çitaku, Sejfulla Malëshova, Dr.Ymer Dishnica, Liri Gega, Islam Radovicka, Nako Spiru, Tuk Jakova, Mustafa Gjinishi, Haxhi Lleshi, Gogo Nushi, Siri Shapllo, Spiro Koleka, Qiriako Harito, Gjergj Kokoshi, Ollga Plumbi dhe Gaqo Tashko, anëtare. Sekretarë u zgjodhën: Koço Tashko e Sami Baholli. U zgjodh Komiteti Antifashist me atributet e një qeverie provizore, të përbërë nga 11 anëtarë. Enver Hoxha, President, Myslym Peza nënpresident, Haxhi Lleshi i ngarkuar me Punët e Brendshme, Dr.Omer Nishani me Punët e Jashtme, Manol Konomi me Drejtësinë, Dr.Medar Shtylla, me Ekonominë, Ramadan Çitaku, me Fianncën, Spiro Koleka me punët botore, Dr.Ymer Dishnica, me Shëndetësinë, Sejfulla Malëshova me Kulturën dhe Arsimin dhe Bedri Spahiu me Rindërtimin ekonomik.

U zgjodh edhe një Komision për zbulimin dhe vërtetimin e krimeve të pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tij, si dhe për zbulimin dhe vërtetimin e emrave të kriminelëve të luftës. Kongresi u drejtoi përshëndetje: Popujve dhe ushtrisë Sovjetike dhe Marshallit Stalin, Presidentit Rosvelt, Kryeministrit anglez Uilson Chechill. Marshallit Tito, EAMIT grek, Fanolit për shqiptarët e SHBA. Të burgosurve dhe të internuarve brenda dhe jashtë vendit.

Informacion shtesë:

Përshkrimi i biznesit:

Përmeti ka shumë resurse turistike, por më të njohurit janë Kanionet e Langaricës ose Kanionet e Urës së Dashit, që ndodhen 200 m larg burimeve termale në të dy anët e lumit Langaricë, me lartësi 30 m dhe gjerësi 2 m e duke zbritur përreth, vargu i kanioneve vijon duke u zmadhuar deri në lartësinë 150 m, e më gjerësi 10-12 m, duke u bërë nga më tipikët dhe më të bukurit e vendit. Padyshim, lumi i Langaricës, kjo degë e fuqishme për Vjosën që për vendasit është “lumi i bekuar”, rrjedh me forcë përmes një kanioni spektakolar shkëmbor të fshehur mes pyjeve dhe maleve të Dangëllisë dhe Shqerisë dhe që “urtësohet” vetëm një kilometër para pikëtakimit të tij me Aos-in e lashtë apo Vjosën e kohës tonë. Këta kanione kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve e shkencëtarëve vendas dhe të huaj. Natyra përreth këtyre kanioneve është e jashtëzakonshme, tipike shqiptare, që nuk e ka asnjë vënd tjetër në botë. Peizazhi natyror i këtij lumi deri tani të harruar, është nga më piktoreskët në gjithë Shqipërinë. Peizazh i bukur, i frikshëm dhe i ndryshueshëm sipas stinëve. Katër stinët kanë katër peizazhe të ndryshme dhe të mahnitshme. Është vërtet një lumë misterioz, i bukur dhe i begatë. Në dimër, Langarica “tërbohet”, por nuk del dot nga shtrati, sepse nuk e lejojnë “muret” shkëmbore të kanionit. Shtrati i këtij damari ujor malor, që fillimin e ka diku në lartësitë e Shqerisë e Dangëllisë pranë zonave tashmë krejt të braktisura nga banorët të Frashërit, Miçanit, Delvinës, Melanit, Koblarës deri në kufi me rrethin e Skraparit. Prurjet e jashtëzakonshme gjatë dimrit e ndryshojnë për vit konfiguracionin e territorit përreth Urës së Katiut, një monument i rrallë kulture.

Peizazhi është vërtet mahnitës: shpella, kanione, gjelbërim, pemë dhe shkurre aromatike, ndërsa ujërat termale që burojnë rrëzë shpellave të kaltra dhe me një aromë të lehtë sulfuri, pasi dalin nga rrëzat e shtratit të lumit derdhen në rrjedhën e rrëmbyeshme të lumit të Langaricës. Çdo fillim sezoni, përreth burimeve termale vendasit ngrenë mure me gurë dhe baltë “çudibërëse” për të krijuar pellgje ku gjatë sitën së verës zhyten mijëra njerëz që kërkojnë të gjejnë shërim e derman për sëmundjet e lëkurës, eshtrave, stomakut dhe reumatizmës. Pjesa më e madhe e vizitorëve dhe frekuentuesve të këtij mjedisi të përkryer nga pikëpamja e peizazhit dhe tepër kurativ, janë njerëz të thjeshtë nga Përmeti, Këlcyra, Tepelena dhe Gjirokastra, por gjen mes tyre edhe të ardhur nga Tirana dhe qytete të tjera. Të dy brigjet e kanionit dhe pellgjet e formuar nga ujërat sulfurore janë të mbipopulluar nga pushuesit, por pjesa më e madhe e tyre qëndron në burimet që ndodhen pranë Urës së Katiut, një monument i ndërtuar qysh në kohën e Ali Pashë Tepelenës.

Informacion shtesë:

Museu Etnografik

Gjirokaster

Përshkrimi i biznesit:

Muzeu etnografik ndodhet në lagjen Palorto, që është distrikti më i mirë i ruajtur në qytetin e vjetër të Gjirokastrës. Muzeu Etnografik qëndron në vendin e shtëpisë së Enver Hoxhës, diktatorit komunist të Shqipërisë nga viti 1944 deri në vitin 1985. Ndërtesa e muzeut u ndërtua në vitin 1966 pasi shtëpia origjinale u shkatërrua nga zjarri. Rindërtimi u projektua si një model i shtëpisë tradicionale të Gjirokastrës me shumë karakteristika klasike të njohura për t’u kopjuar nga shtëpi të veçanta në të gjithë qytetin. Nga viti 1966 deri në vitin 1991 ndërtesa shërbeu si Muze Antifashist. Në 1991 ekspozitave nga Muzeu Etnografik i mëparshëm u zhvendosën në këtë hapësirë. Shtëpia ka katër kate, të gjitha të cilat janë të hapura për publikun.
Dhomat janë të rregulluara siç do të ishin përdorur në të vërtetë dhe janë zbukuruar me sende shtëpiake të shumta, me kostume folklorike dhe artefakte kulturore tipike të një familjeje të pasur tregtare të Gjirokastrës ose administratorëve otomanë që jetonin në shekullin e 19-të.

Orari:

April to September 08:00 to 12:00 and 16:00 to 19:00 daily
October to March 08:00 to 16:00 Wednesday to Sunday (closed Monday and Tuesday)

Informacion shtesë:

Kalaja Argjirose

Gjirokaster

Përshkrimi i biznesit:

Kështjella, e cila padyshim është një nga strukturat më madhështore të qytetit, ulet në një blloqe shkëmbore me qytetin që shtrihet rreth tij. Ajo ofron pamje spektakolare të luginës së Drinos dhe maleve përreth. Kalaja ka pësuar ndryshime dhe ndryshime të ndryshme gjatë rrjedhës së shekujve: Fortifikatat e para të mëdha u ndërtuan nën despotët e Epirit në shekujt XII dhe XIII. Pas pushtimit osman të fund të shekullit të 14-të, përmirësimet më të mëdha u bënë rreth vitit 1490 nga Sulltan Bejzid II. Nga 1811, guvernatori osman Ali Pasha i Tepelenës shtoi shumë elementë, duke përfshirë kullën e orës në anën lindore. Ai gjithashtu përfundoi forcimin e zonës së plotë të blloqeve. Përveç kësaj, ai ndërtoi një ujësjellës për të sjellë ujë në kështjellë nga distanca prej më shumë se 10 km nga malet përreth. Që nga koha e Ali Pashës, kalaja ka rënë në gjendje të keqe. Në vitet 1930 ajo u ridizajnua si një burg nga italianët me kërkesë të mbretit Zog, dhe u mbyll në vitet 1960.

Orari:

prill-shtator 09:00 deri 19:00,
tetor-mars 09:00 deri 17:00

Informacion shtesë: