Vjosa

Albania

Përshkrimi i biznesit:

Vjosë (greqisht: Αωος/Αoos) është një lum, i cili buron në veriperëndim të Greqia në Epir dhe derdhet në Shqipëri në Detin Adriatik. Në Antikitet Vjosa njihej me emrin Anio. Në veri të Greqisë përdoren nganjeherë emrat Vojioussa dhe Vovoussa (Βωβούσα).

Lumi Vjosa rrjedh nga malet e Pindit në lindje të Janinës, kurse burimi gjendet në malin Mavrovouni. Rrjedha e tij vazhdon në drejtim të veriperëndimit për në Shqipëri. Lumi ka një gjatësi prej rreth 272 km, prej të cilave 80 km në territorin e Greqisë, kurse rreth 192 km brenda territorit të Shqipërisë. Vjosa lag zona me një sipërfaqe prej 6.706 km², 2.154 km² prej të cilave gjenden brenda kufijve të Greqisë, dhe 4552 km² brenda kufijve të Shqipërisë. Prurja mesatare e ujrave në grykëderdhje është rreth 204 m³/s. Në muajin prill prurja është rreth dhjetë herë më e madhe se në gusht.

The Vjosë upstream from Tepelenë
Lumi Vjosa, rrjedha e të cilit përshkon jugun e Shqipërisë, është dhe kufiri ndarës natyror midis rrethit të Fierit (në veri) dhe rrethit të Vlorës. Ai është një lum i lundrueshëm, pasi ai rrjedh kryesisht në zona fushore.

Rrjedha e sipërme e lumit në Greqi kalon shpesh herë midis zonave malore me pyje. Një pjesë e tyre janë zona të mbrojtura natyrore dhe që i përkasin parkut kombëtar Vikos-Aoos, i cili shtrihet për rreth maleve Timfi (2.497 m. mbi nivelin e detit). Në këtë park, i cili është dhe parku i dytë më i madh i Greqisë jetojnë edhe sot arinj të kaftë. Përroi Vojdomati (greqisht: Βοϊδομάτης/Voidhomatis), një degë e Vjosës (Aoos) krijon grykën e Vikos, një grykë kjo tepër e mahnitshme. Duke pasur parasysh koefiçientin (0,82) të thellësisë (900 m.) me atë të gjerësisë (1100 m.), gryka e Vikos-Aoos vlen si gryka më e thellë në botë. (Ka zona në botë që janë më të thella por edhe më të gjera dhe anasjelltas). Kjo zonë quhet Zagoria dhe është e njohur jo vetëm si zonë për alpinizëm, por edhe për fshatrat karakteristike me shtëpi prej guri. Jo larg nga Konica brenda për brenda parkut kombëtar kalon edhe Vjosa (Aoos) në një grykë të ngushtë. Në Konicë ndodhet dhe një urë historike me harqe prej guri, e cila është ndërtuar mbi Vjosë. Prej këtu e tutje lumi shfrytëzohet edhe për qëllime ekonomiko-bujqësore.

Dhe pikërisht pas Konicës lumi e kalon kufirin greko-shqiptar, pike kjo ku derdhet edhe përroi Sarandapor (greqisht: Σαραντάπορος/Sarantáporos), që vjen nga lindja. Sarandapori shërben edhe si vijë kufitare greko-shqiptare për disa kilometra. Diku aty është ndërtuar edhe një pikë kalimi për persona civilë.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Memaliaj

Memaliaj Albania

Përshkrimi i biznesit:

Memaliaj e filloi jetën dhe veprimtarin e tij në 1947-48, me gjurmimet dhe kërkimet gjeologjike, e cila do binte një vit më vonë krijimin e një kantieri të madh dhe më pas do merrte formën e një qyteti puntorësh të zhurmëshëm dhe shum nevralgjik në jetën e atdheut të sapo dalë nga lufta e dytë botërore. Shumë shpejtë Memaliaj do zhvillohej e do ecte me furinë e Vjosës e cila lagë tre anë të këtij qyteti, me ujin e saj të pastër dhe të bollshëm.

Me ndërrimin e sistemit totalitar, edhe Memaliaj u bë një nga përkrahësit e parë të demokracisë dhe pikërishtë, ata të rinj të shkolluar, të kulturur të cilët përkrahën me të gjitha forcat demokracinë, disa nga këta i shikojmë sotë në poste drejtuese të cilët përpiqen sinqerishtë për zhvillimin e këtij qyteti.E ku ka më mirë se sa në postet drejtuese të aktivizohen mësuesit? Ata që kanë përgjegjësin e edukimit të brezit të ri, të gjeneratës tradicionale të një kombi e cila duhet të mbart dhe mbartë të gjitha cilësitë kulturore dhe kombëtare shqiptare,sidomos të krahinës jugore.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Guri i Qytetit

Permet Albania

Përshkrimi i biznesit:

Kush shkon për herë të parë thotë: Guri i Qytetit.

Normale. Përfytëroni një shkëmb 42 metra të lartë dhe me sipërfaqe 650 metra katror, që ka “hapur” themelet buzë Vjosës. Kur e pa Edith Duram tha:” Një nga vendet më të bukura në botë!” Të jetë shkëputur shkëmbi nga mali i Dhëmbelit? Ndoshta. Këtë thonë gjeologët. Por legjenda flet ndryshe: Gur perëndie. Ka ardhur si dhuratë nga qielli, për t’i dhënë edhe emrin qytetit. Kush beson në legjenda, le të lexojë historinë.

Mesjetë. Kryezoti i krahinës Prendi, që i dha emrin qytetit, kishte ndërtuar mbi Gurin e Qytetit një kala. Sot kalaja është rrafshuar. Kanë mbetur muret, dëshmi e legjendës. Ishte fundi i shekullit XIV. Ushtria e Sulltan Mehmetit, pushtoi Janinën. Pas Janinës i erdhi radha Përmetit. Prendi kishte vdekur. Kryezot i qytetit ishte nipi i tij, Gjergji. Kishte një vajzë, Diestrën me foshnjë në gji. Një natë turqit mbritën në qytet. Kryezoti ishte jashtë tij. Në kështjellë ishte vetëm vajza. Turqit kërkuan çelsat e fortesës dhe dorëzimin e vajzës. Diestra mori në dorë djepin me djalin dhe u hodh nga maja e shkëmbit. Në rrëzë të Gurit të Qytetit, gjendet një gur i lëmuar ku u përplas Diestra. Mbi gur disa shënja: Dora e foshnjës ose vijat e djepit. Këtë thotë legjenda.

Kush ka banuar në Përmet, mund të thotë: Qytet i Trëndafilave!
Normale. Baçevanët nga Përmeti kanë qënë me famë në gjithë Ballkanin. Kanë kultivuar aq shumë lloje e soje, sa që trëndafilat lulëzojnë në çdo stinë. Por përmetaret kanë edhe një “sekret”: Prodhojnë ujë trëndafili. Me këtë ujë, lahen dhëndri me nusen ditën e dasmës! Asnjë parfum nuk mund të krahësohet me të! Ujët e trëndafilit përdoret edhe si “delikatesë” në glikotë me aq shumë famë që bëjnë nikoqiret e qytetit! Për kureshtarët, pronari i hotel “Alvero”, ka një relike: Pajisje për të prodhuar ujë trëndafili. Është blerë në Stamboll dy shekuj më parë!

Tjetër mendim kanë historianët. Sipas tyre, Përmeti është simbol i familjes Frashëri.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Xhamia Përmet

Permet Albania

Përshkrimi i biznesit:

Sorry, this entry is only available in Anglishte Amerikane. For the sake of viewer convenience, the content is shown below in the alternative language. You may click the link to switch the active language.

XHAMIA PERMET, a recently restored facility that adds the architectural values of the city of PERMET

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Kongresi i Përmetit

Permet Albania

Përshkrimi i biznesit:

Punimet e Kongresit filluan më 24 maj 1944, ditë e mërkurë në ora 09:00

Gjithsej u zgjodhën 200 delegatë

Vendimi për thirrjen e këtij kongresi u morr më 15 prill 1944 nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Antifashist NAÇL

KRITERET DHE PROCEDURAT E ZGJEDHJES SË DELEGATËVE

Në rezolucionin e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm thuhej: “Në Kongres të përfaqësohen zonat e lira, zonat e pushtuara nga armiku, brigadat dhe batalionet partizane e vullnetare, Bashkimi i Rinisë Antifashiste me 10 delegatë dhe Bashkimi i Gruas me 5 delegatë”. Në zonat e çliruara dhe formacionet e ushtrisë delegatët do të zgjidheshin demokratikisht me votim të hapur nga 3 deri në 5 vetë për çdo komunë. Në zonat e paçliruara do të caktoheshin nga këshillat e qarqeve apo të qyteteve.

Delegatët e Kongresit u zgjodhën nga mbledhjet e delegatëve të komunave apo të njësive të ushtrisë. Në qarkoren e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm thuhej se: “Delegatët komunalë dhe sidomos delegatët për në Kongres, duhet të zgjidhen nga radhët e militantëve dhe luftëtarëve më të provuar dhe që përfaqësojnë me të vërtetë popullin”.

Në këtë mënyrë në Kongres u përfaqësua i gjithë populli, nga Jugu në Veri, nga terreni dhe ushtria, me parti dhe pa parti, nga radhët e klerit, rinia dhe gruaja. Gjithsej u zgjodhën 200 delegatë.

Pse u mblodhën në Përmet?

Sepse krahina e Përmetit dhe krahinat përreth kishin një pozitë të favorshme strategjike që mund të mbrohej më mirë nga forcat partizane dhe ato popullore.

Së dyti, sepse qyteti i Përmetit ishte i çliruar dhe, me këtë, duhej t’i tregohej opinionit të brendshëm dhe të jashtëm se lufta e popullit shqiptar kishte kaluar nga faza e luftës partizane, në një luftë të rregullt me veprime të mëdha të bashkërenduara, kishte kaluar në fazën e çlirimit të qyteteve. Së treti, për të nderuar kujtimin e udhëheqësve të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare, që lindën në truallin e Përmetit, Poetin e madh Naim Frashërin, filozofin, dhe dijetarin e shquar Sami Frashërin dhe revolucionarin e madh Abdyl Frashërin.

Punimet

Punimet e Kongresit filluan më 24 Maj 1944, ditë e mërkurë në ora 09:00 në prani të 200 delegatëve dhe të një numri të ftuarish. Ishin ftuar edhe përfaqësuesit e misionit ushtarak britanik, por ata nuk mundën të merrnin pjesë.

Kongresin e çeli me një fjalim të shkurtër Dr.Omer Nishani, i cili ndër të tjera tha: “Se ç’të drejta kemi fituar me luftën tonë, e si do ta ngremë ne Shqipërinë e re demokratike e popullore, e dëshmon ky Kongres, do ta dëshmojnë përfundimet e tij”.

Raportin “Zhvillimi i Luftës Nacionalçlirimtare të popullit në lidhje me ngjarjet ndërkombëtare” e mbaji Enver Hoxha. Ai ndër të tjera tha: “Kjo që bëjmë sot, është një nga ngjarjet më të mëdha të popullit shqiptar. Për të parën herë populli dërgon përfaqësuesit e vet, që i ka zgjedhur lirisht e që ka besim në ta”. Ndërsa, duke bërë fjalë për sakrificat e mëdha që u bënë gjatë luftës tha: “Kemi pasur vuajtje dhe mundime të mëdha, me të cilat bijtë e popullit tonë, të plagosur, pa bukë, të zhveshur, në borë e furtunë, por me moralin kurdoherë të lartë, kanë treguar trimëri të padëgjuara, me të cilat do të mburren me shekuj brezat e ardhshëm të popullit tonë”.

1. Të ndërtohet Shqipëria e re demokratike e popullore sipas vullnetit të popullit, që sot e shpreh solemnisht në Këshillin e Përgjithshëm Antifashist NAÇL.

T’i ndalohet ish -mbretit Zog kthimi në Shqipëri dhe, të mos njihet asnjë qeveri që mund të formohej brenda ose jashtë vendit kundër vullnetit të popullit.

3. Të vazhdohet më me ashpërsi lufta kundër pushtuesve gjermanë dhe tradhtarëve shqiptarë, deri në shkatërrimin e tyre të plotë dhe vendosjen e pushtetit demokratik-popullor në të gjithë vendin.

Kurse Këshilli i Përgjithshëm vendosi

Vendimi mbi rishikimin dhe prishjen e gjithë marrëveshjeve politike dhe ekonomike që binin në kundërshtim me interesat e popullit dhe të kombit shqiptar.

Vendimi mbi shndërrimin e Ushtrisë NAÇL në ushtri të rregullt, me një udhëheqje të njësuar dhe me një komandë të përgjithshme.

Vendimi mbi dhënien e gradave në ushtri. Vendimi për kalimin e Ushtrisë në mësymje të përgjithshme për çlirimin e plotë të trojeve shqiptare. Kongresi miratoi veprimtarinë e përgjithshme të udhëheqjes së Luftës, dhe udhëzimet e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë NAÇL. Këto përbëjnë ligjet e para të pushtetit demokratik popullor.

Këshillin e Përgjithshëm me 121 anëtarë që përfaqësonin të gjithë vendin dhe të gjitha shtresat shoqërore, pjesëmarrëse në luftë.

President, Baba Faja Martaneshi, Hasan Pulo dhe Koçi Xoxe nënpresidentë dhe; Enver Hoxha, Spiro Moisiu, Ramadan Çitaku, Sejfulla Malëshova, Dr.Ymer Dishnica, Liri Gega, Islam Radovicka, Nako Spiru, Tuk Jakova, Mustafa Gjinishi, Haxhi Lleshi, Gogo Nushi, Siri Shapllo, Spiro Koleka, Qiriako Harito, Gjergj Kokoshi, Ollga Plumbi dhe Gaqo Tashko, anëtare. Sekretarë u zgjodhën: Koço Tashko e Sami Baholli. U zgjodh Komiteti Antifashist me atributet e një qeverie provizore, të përbërë nga 11 anëtarë. Enver Hoxha, President, Myslym Peza nënpresident, Haxhi Lleshi i ngarkuar me Punët e Brendshme, Dr.Omer Nishani me Punët e Jashtme, Manol Konomi me Drejtësinë, Dr.Medar Shtylla, me Ekonominë, Ramadan Çitaku, me Fianncën, Spiro Koleka me punët botore, Dr.Ymer Dishnica, me Shëndetësinë, Sejfulla Malëshova me Kulturën dhe Arsimin dhe Bedri Spahiu me Rindërtimin ekonomik.

U zgjodh edhe një Komision për zbulimin dhe vërtetimin e krimeve të pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tij, si dhe për zbulimin dhe vërtetimin e emrave të kriminelëve të luftës. Kongresi u drejtoi përshëndetje: Popujve dhe ushtrisë Sovjetike dhe Marshallit Stalin, Presidentit Rosvelt, Kryeministrit anglez Uilson Chechill. Marshallit Tito, EAMIT grek, Fanolit për shqiptarët e SHBA. Të burgosurve dhe të internuarve brenda dhe jashtë vendit.

Informacion shtesë:

KISHA E SHËN MËRISË

Benjë-Novoselë, Albanie

Përshkrimi i biznesit:

Kjo kishë është ndërtuar në shekullin e 18-të. Pjesa e përparme është si manastir, ndërsa vetë kisha është si tempull që rrethohet nga tre përrenj të mëdhenj që dalin nga malet e derdhen në lumin Vjosë. Kisha ka dy “motra“, kishën e Bënjës dhe kishën e Kosinës. Pjesa e jashtme e kishës është e pikturuar nga afreske të ndryshme mjaft interesante. Thuhet se autori (piktori) i këtyre afreskeve e ka filluar punën për realizimin e tyre në moshë fare të re dhe e ka mbaruar atë vetëm kur ishte plakur.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Përshkrimi i biznesit:

Janë një fenomen vërtet të rrallë natyror. Të gjitha burimet kryesore me ujëra termale sulfurore ndodhen shumë afër me njëri-tjetrin në një gjatësi që nuk shkon më shumë se një kilometër dhe të gjitha këto rrethana krijojnë kushte për investime me interes. Sipas studiuesve, zanafilla e burimeve termale të Bënjës dhe Sarandoporit mund të jetë e njëjtë, pasi ato dalin nga dy shpatet e luginës së Vjosës nga ku shpërthejnë burime të fuqishme uji me temperaturë 30 gradë Celcius dhe me prurje të konsiderueshme dhe të pandërprerë në të katër stinët e vitit. Dalja e ujërave të nxehta të burimeve termale të Bënjës dhe Sarandoporos në sipërfaqe, sipas ekspertëve të hidrogjeologjisë, ka mundësi të kenë lidhje me dy arsye: e para, me kontaktin e ujërave me ndonjë thyerje të thellë tektonike në gjendje aktive dhe të vijueshme, dhe e dyta, me kontaktet e mundshme të rrjedhjeve nëntokësore me gazrat termo-minerale të Postenanit, gazra të cilat dalin në rrëzë të një shkëmbi në formë avujsh të nxehtë. Sipas gojëdhënave të vendasve, këto burime janë shfrytëzuar qysh para 400 – 500 vjetësh nga pacientë të ardhur nga tri drejtime: nga krahu perëndimor Gjirokastër-Tepelenë-Përmet-Çarshovë; krahu lindor Korçë-Ersekë-Leskovik dhe nga drejtimi juglindor Janinë-Konicë-Merxhan. Ekzistojnë mundësi të mëdha që këto mjedise të rijetëzohen dhe të kthehen në pika të fuqishme të turizmit dhe kurimit me funksionim gjithëvjetor. Banjat Termale të Bënjës dhe ndodhen 14 km larg qytetit të Përmetit. Rruga për në Bënjë kryhet me shërbim urban vajtje-ardhje, çdo ditë dhe në orë të ndryshme të ditës. Kush ka vizituar, frekuentuar dhe kush ka provuar efektin e ujërave termale të Bënjës, sigurisht që ka marrë me vete gjithë shpërblimin e nevojshëm, dmth efektet shëruese e kuruese që kurdoherë kanë qenë pozitive për qytetarët.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Përshkrimi i biznesit:

Përmeti ka shumë resurse turistike, por më të njohurit janë Kanionet e Langaricës ose Kanionet e Urës së Dashit, që ndodhen 200 m larg burimeve termale në të dy anët e lumit Langaricë, me lartësi 30 m dhe gjerësi 2 m e duke zbritur përreth, vargu i kanioneve vijon duke u zmadhuar deri në lartësinë 150 m, e më gjerësi 10-12 m, duke u bërë nga më tipikët dhe më të bukurit e vendit. Padyshim, lumi i Langaricës, kjo degë e fuqishme për Vjosën që për vendasit është “lumi i bekuar”, rrjedh me forcë përmes një kanioni spektakolar shkëmbor të fshehur mes pyjeve dhe maleve të Dangëllisë dhe Shqerisë dhe që “urtësohet” vetëm një kilometër para pikëtakimit të tij me Aos-in e lashtë apo Vjosën e kohës tonë. Këta kanione kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve e shkencëtarëve vendas dhe të huaj. Natyra përreth këtyre kanioneve është e jashtëzakonshme, tipike shqiptare, që nuk e ka asnjë vënd tjetër në botë. Peizazhi natyror i këtij lumi deri tani të harruar, është nga më piktoreskët në gjithë Shqipërinë. Peizazh i bukur, i frikshëm dhe i ndryshueshëm sipas stinëve. Katër stinët kanë katër peizazhe të ndryshme dhe të mahnitshme. Është vërtet një lumë misterioz, i bukur dhe i begatë. Në dimër, Langarica “tërbohet”, por nuk del dot nga shtrati, sepse nuk e lejojnë “muret” shkëmbore të kanionit. Shtrati i këtij damari ujor malor, që fillimin e ka diku në lartësitë e Shqerisë e Dangëllisë pranë zonave tashmë krejt të braktisura nga banorët të Frashërit, Miçanit, Delvinës, Melanit, Koblarës deri në kufi me rrethin e Skraparit. Prurjet e jashtëzakonshme gjatë dimrit e ndryshojnë për vit konfiguracionin e territorit përreth Urës së Katiut, një monument i rrallë kulture.

Peizazhi është vërtet mahnitës: shpella, kanione, gjelbërim, pemë dhe shkurre aromatike, ndërsa ujërat termale që burojnë rrëzë shpellave të kaltra dhe me një aromë të lehtë sulfuri, pasi dalin nga rrëzat e shtratit të lumit derdhen në rrjedhën e rrëmbyeshme të lumit të Langaricës. Çdo fillim sezoni, përreth burimeve termale vendasit ngrenë mure me gurë dhe baltë “çudibërëse” për të krijuar pellgje ku gjatë sitën së verës zhyten mijëra njerëz që kërkojnë të gjejnë shërim e derman për sëmundjet e lëkurës, eshtrave, stomakut dhe reumatizmës. Pjesa më e madhe e vizitorëve dhe frekuentuesve të këtij mjedisi të përkryer nga pikëpamja e peizazhit dhe tepër kurativ, janë njerëz të thjeshtë nga Përmeti, Këlcyra, Tepelena dhe Gjirokastra, por gjen mes tyre edhe të ardhur nga Tirana dhe qytete të tjera. Të dy brigjet e kanionit dhe pellgjet e formuar nga ujërat sulfurore janë të mbipopulluar nga pushuesit, por pjesa më e madhe e tyre qëndron në burimet që ndodhen pranë Urës së Katiut, një monument i ndërtuar qysh në kohën e Ali Pashë Tepelenës.

Informacion shtesë:

Bashkia Përmet

Permet Albania

Përshkrimi i biznesit:

Përmeti kufizohet në veri me bashkinë Skrapar, në lindje me bashkinë Kolonjë, në perëndim me bashkinë Libohovë dhe Këlcyrë. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Përmetit. Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia ka një popullsi prej 10.614 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 20.301 banorë. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 601.95 km2 me një densitet prej 33.72 banorë/km2. Kjo bashki përbëhet nga 5 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 49 fshatra. Bashkia e Përmetit rrethohet nga pasuri të rralla natyrore e monumentale, por edhe historike, kisha dhe manastire të vjetra. Parku Kombëtar i Hotovës me bredhin e rrallë mesdhetar, banjat kuruese në Bënjë, kanionet e Bënjës dhe të Lengaricës, Shtëpia e vëllezërve Frashëri, Kishat e Leusës, Kosinës, Bualit, Bënjës pasohen nga disa ura tipike me harqe, ndërtime të shek. të XVIII-të si ajo e Katiut apo Bënjës. Këto pasuri natyrore e bëjnë bashkinë e Përmetit një destinacion të lakmueshëm për turistët shqiptarë dhe të huaj. Përmetarët merren me aktivitete të vogla tregtare, të cilat janë fragmentare dhe shpesh punësohen vetëm disa nga anëtarët e familjeve. Ndonëse sektori i turizmit është një nga sektorët kryesorë të zhvillimit ekonomik, ai ende ka pak zhvillim, kapacitete të vogla hotelerie në qytet dhe më pak shtëpi pritëse për turistët në fshatrat përreth. Zonat malore të Përmetit, ndonëse kanë hapësira të mëdha e të virgjëra që mund të shërbejnë për shëtitje dhe alpinizëm. Një nga pasuritë e rralla të zonës, Ujërat Termale të Bënjës, gati 14 km larg qytetit të Përmetit.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Universiteti “Eqrem Cabej”

Rruga Studenti 30, Gjirokastër
+355 8426 80 25

Përshkrimi i biznesit:

New Offer Booking

Universiteti “Eqrem Çabej” i Gjirokastrës u krijua me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 414, datë 12 Nëntor 1991, mbi bazën e Institutit të Lartë Pedagogjik, që ishte çelur më 1971(shih annex 1). Ai është institucioni më i rëndësishëm arsimor, shkencor e kulturor i Rajonit Jugor të Shqipërisë.

Arsimi i lartë në Gjirokastër, deri sa u kalua në themelimin e Universitetit ka patur një traditë dhe përvojë të konsiderueshme. Më 1968 hapet Filiali i Fakultetit Ekonomik (pa shkëputje nga puna) të Universitetit të Tiranës, i cili vazhdoi për 11 vjet.

Një vit më vonë (1969) hapet dhe dega e Agronomisë, si Filial i Institutit të Lartë Bujqësor, e cila zgjati 10 vjet. Po në këtë vit u hap gjithashtu Instituti Pedagogjik 2-vjeçar pa shkëputje nga puna për përgatitjen e mësuesve për specialitete të tilla si Gjuhë – Letërsi, Histori – Gjeografi, Biologji – Kimi, Matematikë – Fizikë. Gjithashtu, u hap dhe funksionoi për 5 vjet, Filiali i Institutit të Kulturës Fizike “Vojo Kushi”.

Mbi bazën e kësaj përvoje në vitin 1971 me Vendim të Këshillit të Ministrave, fillon veprimtarinë e tij Instituti i Lartë Pedagogjik 3-vjeçar me shkëputje nga puna, në fillim me degët Histori-Gjeografi dhe Matematikë-Fizikë.

Në 1980 hapet dega e Biologji-Kimisë.

Në vitin 1981 Instituti i Lartë Pedagogjik 3-vjeçar, me Vendim të Këshillit të Ministrave, shndërrohet në Institut të Lartë Pedagogjik 4-vjeçar. Në këtë vit çelet dhe dega e përgatitjes së mësuesve të Cikli i Ulët dhe me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 255, datë 24.07.1986 u hap dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Për një periudhë prej 10 vjetësh, Instituti i Lartë Pedagogjik 4 – vjeçar u kompletua me të gjitha profilet e përgatitjes së mësuesve, u konsolidua, u pasurua me bazë të nevojshme materialo-mësimore. U ndërtua korpusi i ri me të gjitha mjediset e nevojshme për mësim si dhe godina e konviktit. Nga viti në vit u rrit shkalla e kualifikimit të pedagogëve.

Në vitin akademik 1993-1994, me Vendim të Këshillit të Ministrave përkatësisht Nr. 435, datë 03.09.1993, dhe Nr. 300, datë 21.06.1994, Universiteti i Gjirokastrës u zgjerua me hapjen e dy degëve të reja, përkatësisht të degës së Gjuhës e Letërsisë Greke, e cila përgatit mësues për shkollat e minoritetit grek dhe asaj të Gjuhës Angleze.

Në vitet në vazhdim Universiteti i Gjirokastrës plotësohet dhe me programe të tjera studimi të Ciklit të Parë, jashtë profilit të mësuesisë, si Kontabilitet-Financë, Administrim Publik, Turizëm, Infermieri e Lartë, Infermieri Mami, si dhe me programe studimi të Ciklit të Dytë “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave” dhe të Ciklit të Tretë “Doktoraturë”.

Në përgjithësi kontigjenti i studentëve është nga rrethet e Shqipërisë së Jugut. Gjithashtu ka patur mjaft studentë nga rajone të tjera jashtë kufijve të Shqipërisë si Kosova dhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Ndërkaq sot është zgjeruar harta gjeografike e regjistrimit të studentëve. Kemi kontigjente që vijnë edhe nga Shqipëria e Mesme, madje edhe nga rajonet veriore.

Pranimi i studentëve pas vitit 1990 deri në vitin 2005 bëhej mbi bazën e konkursit të organizuar nga vetë universiteti, kurse nga viti 2006 e në vazhdim pranimi i studentëve në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë bëhet mbi bazën e “Maturës Shtetërore”, kurse në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme, në programet e studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional”, pranimi i studentëve bëhet mbi bazën e kritereve që përcakton vetë Universiteti. Studentët mund të ndjekin studimet në dy forma: në formën e studimit me kohë të plotë dhe në formën e studimit me kohë të pjesshme.

Nga viti 1994 e në vazhdim, Universiteti “Eqrem Çabej” filloi funksionimin mbi bazën e departamenteve (u suprimuan katedrat). Sipas Vendimit të Ministrisë së Arsimit Nr. 128, datë 27.10.1994, filluan të funksionojnë tre fakultete dhe 10 departamente.

Web f Insta

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa: